Maqedoni
Shtëpia e Shëndetit – Shkup: Do të punësohen 40 punëtorë shëndetësorë
29.05.2023 15:08
Së shpejti në Shtëpinë e Shëndetit - Shkup do të punësohen rreth 40 punëtorë shëndetësorë...

Së shpejti në Shtëpinë e Shëndetit - Shkup do të punësohen rreth 40 punëtorë shëndetësorë, staf i cili do të angazhohet në punktet e ndihmës së shpejtë dhe punktet preventive ku ka më shumë nevojë, njoftoi drejtori, Viktor Isjanovski, gjatë vizitës së sotme në ambulancën e re në komunën e Butelit. Ai tha se shpallja është publikuar në gazetat "Slloboden Peçat" dhe "Koha" dhe do të zgjasë pesë ditë pune.
“Do të pranohen 22 mjekë të përgjithshëm, katër specialistë, më pas specialistë të edukimit special, logopedë, psikologë. Numri është rreth 40 e ca vende pune në Shtëpinë e Shëndetësisë - Shkup dhe me atë staf do të shohim se po plotësohet në ambulancë dhe në pikat parandaluese ku na duhen më shumë.”, - deklaroi drejtori i Shtëpisë së Shëndetit –Shkup, Viktor Isjanovski.
Isjanovski, po ashtu informoi se kanë marrë një shkresë nga Ministria e Shëndetësisë se do të furnizohen me shtatë autoambulanca të reja të ndihmës së shpejtë për qytetin e Shkupit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
