Abot paralajmëroi marrjen e shtetësisë australiane për të dyshuarit për terrorizëm
Kryeminsitri australian, Toni Abot paralajmëroi sot masa të reja sigurie, përfshirë edhe marrjen e shtetësisë për personat e lidhur me terrorizëm...

Kanberra e rriti nivelin e rrezikut nga terrorizmi në shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë kreu një seri bastistjesh për shkak të alarmit, të cilin e shkaktuan largimet e 110 australianëve në Irak dhe Siri për të luftuar në anën e Shtetit islamik, prej të cilëve mbi 30 u kthyen në atdhe. Për këtë shkak erdhi deri te rritja e numrit të hetimeve për terrorizëm për vetëm një vit.
"Sipas të gjitha masave, kërcënimet për Australinë po rriten. Numri i luftëtarëve të huaj u rrit. Numri i simpatizuesve të njohur dhe ithtarëve të ekstremizmit u rrit. Numri i terroristëve potencial tek ne po rritet", deklaroi Abot dhe shtoi se duhet të bëhet diçka.
Kanberra prej gushtit ndau 630 milionë dollarë australianë për masat kundër terrorizmit.
