Pendarovski dhe Aliu promovuan dy shërbime të reja digjitale
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu...

“Shërbimi i parë është kontrolli në listën e regjistrave për qasje të kryer tek të dhënat personale të përdoruesit. Shërbimi ofron lëshimin e listës së regjistrave për qasje të kryer te të dhënat tuaja personale nga përdoruesit e të dhënave që përmban Regjistri. Mund të inspektoni një listë të regjistrave për qasje të kryer te dhënat tuaja personale në Regjistrin përmes profilit tuaj të përdoruesit në portal duke dorëzuar kërkesë për lëshimin e një liste të regjistrave, ose përmes një ndërmjetësi me prani personale në një zyrë administrative ose një pikë për shërbime, nëse plotësohen kushtet e cekura
Shërbimi i dytë është mërtetimi për të dhënat personale që përmban Regjistri qendror i popullsisë. Mund të kontrolloni të dhënat tuaja personale që gjenden në Regjistër përmes profilit tuaj të përdoruesit në Portal duke dorëzuar kërkesë për lëshimin e një vërtetimi, ose përmes një ndërmjetësi me prezencë personale në një zyrë administrative ose një pikë për shërbime. Kjo nënkupton kohë më të shkurtër dhe kosto të reduktuara në marrjen e këtyre shërbimeve, duke u mundësuar qytetarëve tanë akses për të marrë këto shërbime kudo që ata ndodhen, kurdo që mund ti nevojiten. Të dy shërbimet janë në dispozicion në portalin kombëtar www.ulsugi.gov.mk, 24/7”, tha ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu.
