Botë

Erdogan, president deri në vitin 2028

29.05.2023 17:04

Presidenti i Turqisë, deri në vitin 2028 do të jetë presidenti i deritanishëm, Rexhep Tajip Erdogan....

Presidenti i Turqisë, deri në vitin 2028 do të jetë presidenti i deritanishëm, Rexhep Tajip Erdogan.
 
Erdogan në zgjedhjet e së dielës fitoi më shumë se 52 për qind të votave në balotazhin presidencial. “Fituesi i vetëm sot është Turqia.”, tha Erdogan jashtë pallatit presidencial në Ankara, duke premtuar se do të punojë shumë gjatë shekullit të dytë të Turqisë, që ai e quajti “shekulli turk”.
 
Erdogan gjithashtu, tha se një milion refugjatë sirianë do të kthehen në “zonat e sigurta” të kontrolluara nga Turqia në Siri, si pjesë e një projekt zhvendosjeje që po planifikohet bashkë me Katarin. Në adresë të Erdogan tanimë kanë shkuar edhe urime të shumta përfshirë dhe urimet nga presidentët e vendeve të rajonit.