Maqedoni

Lloga firmos udhëzimin, grafi etnik në certifikata

29.05.2023 17:45

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, ka firmosur udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit për mënyrën e mirëmbajtjes...

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, ka firmosur udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit për mënyrën e mirëmbajtjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe dokumentacioneve. 
 
Sipas këtij vendimi, certifikatat, vërtetimet dhe kopjet duke u bazuar në librat amë do të kenë edhe shtyllën për përkatësinë etnike, me çka u jepet fund deklaratave të rrejshme të përkatësisë etnike në rastet e punësimit.
 
“Autoritetet kompetente edhe pse të vetëdijshme për këtë fenomen, deklarimin e rrejshëm të etnisë deri tani s’kanë mundur që ta sanksionojnë me ligjet pozitive në vend. Nga hyrja në fuqi e këtij udhëzuesi për çdo keqpërdorim eventual do të mund të hapet procedurë për deklarim të rrejshëm.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.