Botë
Putin nënshkroi ligjin e zgjedhjeve në pjesë të Ukrainës
29.05.2023 18:12
Presidenti rus, Vladimir Putin, miratoi zyrtarisht një projektligj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Moska....

Presidenti rus, Vladimir Putin, miratoi zyrtarisht një projektligj që lejon mbajtjen e zgjedhjeve në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Moska.
Më herët Putini kishte shpallur ligj ushtarak në zona të caktuara të Ukrainës nën kontrollin rus. Nën këtë gjendje, mbajtja e zgjedhjeve është e ndaluar. Megjithatë, ligji i sapo miratuar lejon që zgjedhjet të zhvillohen edhe gjatë gjendjes së luftës, me kusht që organizatat e mbrojtjes dhe të sigurisë të japin miratimin e tyre.
Më 18 maj, Duma e Shtetit rus miratoi në leximin e tretë dhe përfundimtar projekt-ligjin që lejon mbajtjen e zgjedhjeve sipas ligjit ushtarak. Dokumenti do të lejojë Moskën të mbajë zgjedhje parlamentare dhe lokale në territoret e Ukrainës të kontrolluara prej saj.
