Maqedoni

Spasovski: Për incidentin në Haraçinë, institucionet kanë marrë të gjitha masat

29.05.2023 18:34

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, bën të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat...

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, bën të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat nga ana e institucioneve për ngjarjet në komunën e Haraçinës.
 
Qytetarët nuk mund të mbahen peng të kurrfarë interesave personal apo politike, thotë Spasovski duke shtuar se dy herë janë raportuar  ngjarje të tilla dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me personat që praktikisht e cenojnë sigurinë. 
 
“Në shtet në asnjë moment askush nuk guxon të sulmojë askënd  apo të paraqesë rrezik për të, megjithatë nëse ka moskuptime personale apo motivime për shqetësime të tilla,  t’i zbardhin, ndërsa  institucionet të funksionojnë normalisht në interes të qytetarëve.”, theksoi ministri Spasovski.
 
Ndryshe pas kërcënimeve ndaj kryetarit Ridvan Ibraimi dhe të punësuarve në këtë komunë, u soll vendim që komuna të ndërpresë punën.