Autoritetet belge përbëjnë listë me terroristët potencialë
23.02.2015 10:31
Shërbimet speciale të Belgjikës përgatisin listë me mbi 380 emra të terroristëve potencialë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Jan Jambon...

Përbërja e listës është një nga masat e ndërmarra pas operacionit antiterrorist në Vervie nga mesi i janarit.
Të dhënat janë mbledhur nga Qendrat hulumtuese në Belgjikë dhe shtetet partnere. Ato gjatë gjithë kohës do të plotësohen dhe ndryshohen.
Ministria propozon që ato informata të jenë të qasshme për shërbimet partnere, mes të cilave edhe SHBA-ja.
Qasje deri te to do të ketë policia në nivel federal dhe lokal. Lista sipas ministrit është sikur listat e SHBA-së të bëra në bazë të informatave hulumtuese personale dhe sipas të dhënave të 26 shteteve partnere.
