Botë
Veriu i Kosovës, 53 të lënduar përfshi polic dhe pjestarë të KFOR-it
29.05.2023 21:46
Mbi 53 persona janë të lënduar si rezultat i protestave të serbëve në tre komunat në Veri të Kosovës...

Mbi 53 persona janë të lënduar si rezultat i protestave të serbëve në tre komunat në Veri të Kosovës. Siç bëjnë me dije nga KFOR në rradhët e protestuesve janë vërejtur një numër i madh i personave të maskuar që u janë bashkuar protestuesve para Komunës së Zveçanit, e më pas janë ndegjuar edhe shpërdhime dhe të shtëna me ardhmë zjari.
Ndërsa policia Kosovare dhe përfaqësuesit e KFORIT kanë akuzuar Igor Simiçin nënkryetarin e Listës Serbe, I cili kishte dhënë urdhër protestuesve se duhet ti mbulojnë fytyrat e tyre në mënyrë që nesër policia të mos i ngacmojë dhe arrestojë ata.
Personat e maskuar të parët kishin filluar sulmet ndaj forcave të rendit të cilët kishin qenë të pajisur me koktej molotovi. Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, ka bërrë të ditur se së paku 25 ushtarë janë plagosur në përleshjet në mes të protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.
“Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. Duke iu kundërvënë pjesëve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, u shpreh komandanti i misionit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme
Me reagim ka dalë edhe Policia e Kosovës sipas të cilës situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa ka kërkuar që të ruhet qetësia, dhe se nga përleshjet janë arrestuar 5 persona.
“Në Zveqan protestuesit kanë vazhduar të jenë jo paqësor dhe në vazhdimësi kanë provokuar situatën, kanë shfaqur dhunë, kanë gjuajtur gjësende të ndryshme në drejtim të zyrtarëve policorë, kanë vendosur e shkruar mbishkrime provokuese me simbole serbe e ruse në automjetet policore e të KFOR-it, si dhe kanë dëmtuar gomat dhe pjesë të tjera të automjeteve. Nga protestues të maskuar, po ashtu janë shkruar mbishkrime nacionaliste serbe. KFOR-i janë detyruar të veprojnë pasi nga dhuna e protestuesve është vënë në rrezik jeta e zyrtarëve, janë vënë në rrezik dëmtimi i automjeteve dhe prona publike. Protestuesit në Zveqan nuk kanë zbatuar urdhrat zyrtar për largim, por kanë rezistuar dhe kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, koktej molotovi, shok bombë, mjete eksplozive si dhe janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri. Si pasojë e dhunës së shfrenuar deri më tani janë lënduar/plagosur disa zyrtarë të KFOR-it, si dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët kanë përdorur sulme e dhunë ndaj tyre”, thuhet në komunikatën e policis së Kosovës.
Pas dhunës me qëndrime kanë dalur edhe dy presidentët, e të dyja vendeve. Sipas presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të nxis konflikt mes serbëve dhe NATO-s.
“Edhe pse ne e kemi thënë qe disa muaj që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”, ka thënë Vuçiq.
Por I menjëhershëm ka qenë reagimi I Presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, e cila përmes një reagimi në Tëitter, ajo i ka cilësuar këto akte si të papranueshme. Sipas Osmanit strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR’it.
“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani.
Me reagime kanë dalë edhe të gjitha institucionet e Kosovës dhe institucione ndërkombëtare, të cilët kanë dënuar dhunën e cila po fshaqet nga protestuesit kundrejtë forcave të rendit. Nga ambasada Amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë.
FITIM KRYEZIU
