Vuçiq takohet me ambasadorët e QUINT-it, hapat e njëanshëm të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj serbëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorët e shteteve të Quintit , Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.
Në takim po merr pjesë ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, shkruan Tanjug.Temë e takimit do të jetë situata në veri, ku protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po vazhdojnë edhe sot.
Vuçiq ka shkruar në llogarinë në Instagram se gjatë takimit ka theksuar se “hapat e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb”.
“Kjo na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryetarëve të rrejshëm të komunave dhe pjesëtarëve të të ashtuquajturave forca speciale policore të Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”, tha Vuçiq.
