Kievi do ta tërheqë armatimin e rëndë nga Donbasi, pas ndërprerjes së plotë të zjarrit

23.02.2015 10:33

Autoritetet në Kiev do të fillojnë ta tërheqin armatimin e rëndë nga Donbasi pas ndërprerjes së plotë të zjarrit, deklaroi zëdhënësi ushtarak ukrainas Anatoli Stelmah...

"Etapa e parë nga marrëveshja paqesore në Minsk është ndërprerja e plotë e zjarrit. Për momentin nuk ka ndërprerje të plotë të zjarrit", deklaroi zëdhënësi.

Ai shtoi se derisa pozicionet e ushtarëve ukrainas vazhdojnë të jenë cak i granatimit nuk mund të bëhet fjalë për tërheqje të armatimit të rëndë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes i Republikës të vetëshpallur Popullore e Donjeckut, Eduard Basurin deklaroi se separatistët kanë filluar përgatitje për tërheqje të armatimit të rëndë i paraparë për më 24 shkurt.