Gjykata Penale, seancë për aksidentin në afërsi të Llaskarcës
30.05.2023 10:05
Sot në Gjykatën Themelore Penale-Shkup....

Sot në Gjykatën Themelore Penale-Shkup do të mbahet seanca për aksidentin e autobusit në afërsi të Laskarcit, ku 16 persona humbën jetën dhe rreth 30 u lënduan.
Të akuzuarit në rastin e aksidentit në afërsi të Laskarcit, janë Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit. Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.
Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.
