Messi ka pranuar ofertë nga Al Hilal, e vlefshme mbi 1 miljard euro
Lionel Messi është para ndarjes nga PSG....

Lionel Messi është para ndarjes nga PSG, klub me të cilin ka kontratë deri në muajin e ardhshëm dhe mediat franceze janë të bindura se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Arabia Saudite.
Pavarësisht dëshirës së drejtuesve dhe tifozëve të Barcelonës për ta kthyer argjentinasin në Katalonjë, kushtet financiare të ofruara nga Al Hilal nuk e lënë indiferent lojtarin, por edhe babain e tij që ka rolin e agjentit personal të Messit. Gazetat e famshme franceze pretendojnë se Al Hilal i garanton Messit një shumë maramendase prej 1.2 miliardë eurosh, ndërsa babai i tij mund të marr edhe komisionin më të madh menaxherial në historinë e futbollit.
Al-Hilal është një rival i madh i Al-Nasr, klubi në të cilin së fundmi luan Cristiano Ronaldo, që do të thotë rikthim në skenën e rivalitetit të dy yjeve të mëdhenj, ndonëse në kushte dhe ambiente shumë më “ekzotike”. Klubi i ri i Messit i premtoi argjentinasit dhe përforcime të tjera atraktive, ndaj përmenden emrat e Sergio Busquets dhe Jordi Alba, të cilët tashmë kanë konfirmuar se po largohen nga Barcelona.
