Liga e Kampionëve: Janë mësuar 25 skuadra për sezonin e ardhshëm

30.05.2023 11:49

Sezoni 2022/23 në ligat kryesore po shkon drejt fundit....

Sezoni 2022/23 në ligat kryesore po shkon drejt fundit, teksa në Ligën e Kampionëve ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm edhe finalja e madhe. Nga top-pesë ligat kryesore në Evropë, sezoni në Premierligë dhe Bundesligë ka përfunduar, derisa nga një xhiro ka mbetur për t’u zhvilluar edhe në La Liga, Serie A e Ligue 1. Por, tashmë dihen disa prej skuadrave që do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në fakt 25 skuadra janë të konfirmuara, teksa kanë mbetur edhe shtatë vende të lira, gjashtë prej të cilave do të plotësohen nga faza eliminatore, në të cilën nga raundi i parë, në rolin e autsajderit do të fillojnë edhe kampioni i vendit tonë, Struga Trim Lum, kampioni i Kosovës, Ballkani si dhe kampioni i Shqipërisë i kurorëzuar gjatë ditës së djeshme, Partizani.

Gjitha këto ekipe, shpresojnë të kenë short të volitshëm në xhiron e parë eliminatore, por do të jetë shumë e vështirë, pasi të trija skuadrat para shortit që do të hidhet me 20 qershor, gjenden në vazon e skuadrave jo favorite.

Ndryshe, sezoni i ri në Ligën e Kampionëve, zyrtarisht do të fillojë në qershor, fillimisht me ndeshjet kualifikuese. Ky do të jetë edicioni i 69-të në histori të kësaj gare, ndërsa finaleja e madhe do të luhet me 01.07.2024 në “Wembley” të Londrës.