18 prokurorë të rinj betohen se do të punojmë me profesionalizëm
Dhjetë prokurorë të rinj u betuan....

Dhjetë prokurorë të rinj u betuan se do të punojnë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të paanshme. Ata premtuan se do të punojnë me ndershmëri dhe profesionalizëm.
“Vendosa për të zgjedhur këtë profesion dhe gjyqësinë, sepse materien penale e dua, sepse prokurorët publik e mbrojnë interesin publik dhe kanë për detyrë të përndjekin kriminalitetin dhe ta përmirësojnë efikasitetin e sistemit penal juridik në vendin tonë.”, - deklaroi prokurorja në Veles, Alexandra Stankovska.
“Fillimisht, dëshira ime për të punuar në sferën e gjyqësisë si prokuror publik ishte e madhe, ndërsa motivi im është të punojë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve duke u bazuar në materien juridike penale. Përmes udhëheqjes me funksionin prokuror publik do të kontribuoj të kthehet besimi në gjyqësor apo besimi i qytetarëve në institucionet gjyqësore.”, - theksoi prokurori në Kërçovë, Emrah Miftari. (Flutura Latifi, TVM2)
