Konferenca rajonale "Suksese së bashku!", parandalimi dhe luftimi i trafikimit të qenieve njerëzore

30.05.2023 14:14

Vitin e kaluar janë identifikuar 9 viktima të tregtisë me njerëz...

Vitin e kaluar janë identifikuar 9 viktima të tregtisë me njerëz, prej tyre 8 ishin të gjinisë femërore. Është shqetësuese fakti që 7 prej tyre janë fëmijë të moshës 14 deri në 17 vjeç.

Qendra e viktimave të tregtisë me  njerëz funksionon me kapacitet të plotë duke u përkujdesur për 6 persona, thotë ministrja Trençeska, po ashtu janë rritur edhe ndihmat financiare për këtë qendër.

“Sipas llojit të shfrytëzimit, nga numri më i madh i rasteve, 6 persona janë identifikuar si martesa të detyruara dhe 2 janë identifikuar si shfrytëzim seksual, njëri prej të cilëve shfrytëzim online nëpërmjet internetit. Për vitin 2023, tre vajza kanë qenë objektiv i marrëdhënieve seksuale.”, - deklaroi ministrja e PPS-së, Jovanka Trençeska.

Raportet e Ministrisë së Brendshme, si dhe ato të organizatave përkatëse ndërkombëtare, tregojnë se emigrantët përdorin gjithnjë e më shumë shërbimet e kontrabandistëve në rrugën e tyre drejt destinacionit të dëshiruar.

“Më parë, viktimat ishin pothuajse gjithmonë vajza të reja nga Evropa Juglindore, tani vërehet një trend i rekrutimit të viktimave  brenda vendit tonë, por edhe nga vendet e tjera të rajonit. Gjithashtu, në të kaluarën viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore përdoreshin kryesisht për shfrytëzim seksual, por sot hetojmë rastet e shfrytëzimit për punë dhe trafikimit të fëmijëve me qëllim të bëhen lypsarë  apo  forma të tjera  të krimit.”, - theksoi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore janë të rëndësishme shërbimet e punës.

Në web faqen tonë do të jenë të publikuara numër i madh i statistikave  dhe dokumenteve të reja që do të azhurohen në web faqen tonë.”, - u shpreh Sashko Kocev nga Nisma rajonale për migracionin, azilin dhe refugjatët.

Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore është në krye të agjendës së Qeverisë. Ministria e Brendshme i kushton rëndësi edhe bashkëpunimit ndërkombëtar, në kuadër të të cilit realizohen projekte të ndryshme të nevojshme për ngritjen e kapaciteteve. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)