Gjatë vikendit 31 aksidente në Shkup
Gjatë fundjavës në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 31 aksidente, prej të cilëve lëndime të rënda në trup ka pësuar një biçiklist...

Të premten policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në 14 aksidente, prej të cilëve tetë kanë qenë me dëme materiale, ndërsa gjashtë me lëndime të trupore, ku janë lënduar tetë shoferë të automjeteve, pesë bashkudhëtarë dhe një drejtues i motorit.
Të shtunën kanë ndodhur 10 aksidente prej të cilëve pesë me dëme materiale dhe pesë me lëndime të lehta trupore. Me lëndime të lehta trupore kanë pësuar gjashtë shoferë të automjeteve dhe katër bashkëudhëtarë.
Shtatë aksidente kanë ndodhur dje, me ç'rast në dy aksidente ka pasur dëme materiale, ndërsa në katër ka pasur lëndime trupore, ku janë lënduar shtatë shoferë dhe tre bashkudhëtarë.
Në këtë periudhë janë zbuluar 48 shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përkufizuar të qarkullimit, ndërsa 22 prej tyre kanë vozitur në shpejtësi mbi 90 kilometra në orë, 29 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 10 shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të sinjalizimit.
Me ndihmën e automjetit special "kaçubeti" janë larguar 96 automjete.
