Maqedoni

Bruksel, vazhdon skriningu për klasterin e tretë

30.05.2023 16:34

Republika e Maqedonisë së Veriut respekton rekomandimet e Këshillit Evropian lidhur me arsimin parashkollor...

Republika e Maqedonisë së Veriut respekton rekomandimet e Këshillit Evropian lidhur me arsimin parashkollor, shkollor, profesional, të lartë dhe të të rriturve, vullnetarizmin e të rinjve dhe mobilitetin. Ne punojmë për përmirësimin e cilësisë së procesit arsimor në të gjitha nivelet, duke i bazuar politikat në dokumentet strategjike. 
 
Kështu theksoi ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, në prezantimin e shfaqjes bilaterale për Kapitullin 26-Arsimi, Kultura, Rinia dhe Sporti që u zhvillua sot në Bruksel. Ministri Shaqiri tha se e drejta në arsim është e garantuar me Kushtetutë dhe e qasshme për të gjithë, në kushte të barabarta. Bazuar në Strategjinë e Arsimit 2018-2025, është duke u zhvilluar një reformë themelore e arsimit fillor, e cila po zhvillohet në faza dhe përmes kurrikulave dhe materialeve të reja mësimore inkurajon kreativitetin, mendimin kritik dhe inovacionin.
 
Në arsimin e mesëm fokusi është te të mësuarit përmes punës. Kjo rrit mundësitë për punësim të shpejtë të gjimnazistëve, por edhe për vazhdimin e suksesshëm në arsimin e lartë. Në fushën e arsimit të lartë, nga këndvështrimi i angazhimeve për ngritjen e cilësisë së ngritjes akademike, funksionon Agjencia e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e cila përfshin Bordin për Akreditimin e Arsimit të Lartë dhe Bordin për Vlerësimin në Arsimin e Lartë.