Maqedoni
Shkup, shënimi i ditës botërore të sklerozës Multiple
30.05.2023 18:44
Marshim paqësor në qendër të Shkupit me qëllim të ndërgjegjësimit për sklerozën Multiple....

Marshim paqësor në qendër të Shkupit me qëllim të ndërgjegjësimit për sklerozën Multiple. Prej dhjetë vitesh ka ilaçe që ngadalësojnë sëmundjen, veçanërisht për ata që diagnostikohen herët. Por ka mungesë të barnave që përshkruhen si terapi e rregullt për mbi 500 pacientëve të regjistruar në Klinikën e Neurologjisë.
“90% të ilaçeve që I ngadalësojnë simtomet e kësaj sëmuindje nuk i kemi dhe nuk janë deficitare, por patjetër ti sigurojmë prej jasht, ndërsa neurologët tanë na i rekomandojnë si terapi të rregullt.”, u shpreh një paciente.
Misnitri i shëndetësisë i cili njëherit është edhe neurolog thot se jemi më të mirët në rajon sa i përket sigurimit të terapisë për sklerozën Multiple.
“Do të vazhdojmë të angazhohemi që të përfshijmë sa më shum pacientë, numri që pret nuk është i madh, sakt e definojmë diagnozën dhe kur duhet filluar me terapinë. Por me përgjegjësi ju them se jemi më të mirët në rajon.”, tha minsitër i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Kriza ekonomike e vështërson ekzistencën e qytetarëve me aftësi të kufizuara. Kreu i “Mobilitet Maqedoni” Branimir Jovanopsvki kërkoi nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale rritje të shtesave që marrin personat me nevoja të veçanta, që ato të lidhen me përqindjen e pagës mesatare mujore.
“Mënyra se si tani harmonizohen kompensimet nuk mund ta ndjek rritjen e çmimeve dhe është jo adekuat për nevojat. Për fat të keq nuk kemi marr premtim e as shpresë se diçka e tillë do të bëhet.”, tha kreu i “Mobilitet Maqedoni”, Branimir Jovanopsvki.
Ata poashtu mbeten në kërkesën për të thyer barrierat në shkollat fillore, të mesme dhe fakultetet, sepse nëse personat me aftësi të kufizuara fizike nuk arsimohen, nuk do të jenë konkurrues as në tregun e punës. Brenda vitit në vend diagnostikohen nga 90 deri 120 pacientë, ndërsa nga Multiple Skleroza vuajnë rreth 1.500 persona. Ndërsa në botë numri personave me këtë sëmundje arrinë në 2.3 milionë. Shumica diagnostikohen me këtë sëmundje në moshën nga 20 deri 40 vjeç.
NERMIN MULAKI FEZULLAHU
