Çmimi i derivateve të naftës shtrenjtohen për 3 denarë, dizeli për 4 denarë
23.02.2015 13:04
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinave do të rritet për tre denarë, ndërsa i dizelit për katër denarë për litër, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrijë 65 denarë, ndërsa i Eurosuper BS-98 do të jetë 67 denarë për litër.
Eurodizeli (D-E V) do të shitet për 55 denarë për litër, derisa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 43,5 denarë për litër.
Rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1, e cila do të arrijë 26,18 denarë për kilogram.
