Botë

Mobilizimi ushtarak/ Parlamenti ukrainas voton pro uljes së kufirit të moshës për rekrutët

30.05.2023 19:10

Parlamenti i Ukrainës ka votuar për uljen e kufirit të moshës për rekrutët për shërbimin ushtarak...

Parlamenti i Ukrainës ka votuar për uljen e kufirit të moshës për rekrutët për shërbimin ushtarak.
 
Verkhovna Rada votoi në favor të legjislacionit të propozuar për uljen e moshës maksimale për regjistrimin e rekrutëve nga 27 në 25 vjeç, shkruante në llogarinë e tij në Telegram politikani ukrainas, Yaroslav Zhelezniak.
 
Rekrutimi i të rinjve në Ukrainë është i ndryshëm nga mobilizimi ushtarak gjatë luftës. Të rinjtë trajnohen në baza ushtarake, por rrallë dërgohen në vijën e parë të frontit.
 
Mobilizimi ushtarak gjatë luftës vlen për meshkujt deri në 60 vjeç.