Botë
Veriu i Kosovës situata mbetet e tensionuar, sulmohen gazetarët dhe kameramanët
30.05.2023 21:01
Protestat e serbëve kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq...

Protestat e serbëve kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë vazhduar edhe këtë të martë. Megjithse ato ishin më të qeta se të hënën, nuk munguan tensionet dhe sulmet ndaj gazetarëve.
Në protestat e dhunshme të një dite më parë janë lënduar 30 paqeruajtës ndërkombëtarë të KFOR-it. Zyra për informim e KFOR-it, konfirmon se 11 prej të plagosurve janë nga kontingjenti italian, ndërsa 19 të tjerë nga kontingjenti hungarez. Kjo ka bërë që NATO të rris numrin e pranisë së sajë në Kosovë.
Stoltenberg, NATO 700 trupa shtesë në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se do të dërgohen 700 ushtarë të tjerë në Kosovë.
“Ne kemi vendosur t’i angazhojmë 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, dhe që të ngrejmë në nivel të lartë gatishmërinë e një batalioni shtesë të forcave rezervë, ashtu që ata të mund të angazhohen, nëse do të ketë nevojë”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Borrell, BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në Veri të Kosovës
Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj trupave të KFOR-it, policisë dhe mediave, derisa i ka kërkuar Kosovës dhe protestuesve në veri që ta shtensionojë menjëherë situatën atje.
“Dua të them se BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës që kemi parë ditëve të fundit. Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme. Ne si BE qëndrojmë prapa NATO-s dhe KFOR-it në përmbushjen e mandatit në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, theksoi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Vuçiq, paqja mund të ruhet nëse tërhiqen kryetarët
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ka thënë se paqja në Kosovë mund të ruhet vetëm nëse ka tërheqje urgjente të kryetarëve të sapozgjedhur.
“Diskutova për ngjarjet aktuale në Kosovë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon”, ka shkruar Vuqiq në llogarinë e tij në Instagram.
Kurti, nuk mund të ketë grupe më të fuqishme se shteti
Por kryemisnitri I Kosovës Albin Kurti thot se kryetarët e zgjedhur pa marr parasyshë daljen janë të vetmit që kanë çfardo legjitimiteti për të qenë në ndërtresat e komunave dhe në shqërbim të qytetarëve.
“Ata kanë mbështetjen tone të plotë të pa kushtëzuar dhe të pa limit. Demokracia nuk mund të suspendohet e as tël mbahet peng. Ushtrimi i sjaë është garant i paqes dhe sigurisë e asesi kërcënim apo rrezikim”, u shpreh presidenti i Kosovës Albin Kurti.
Nuk mund të ketë grue e individ mbi ligjin dhe më të fuqishëm se shteti thekson më tej Kurti.
“Grupe të së djathtës ekstreme me maska që vandalizojnë sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe e që lartësojnë nacionaliste dhe shoveniste si kryqi me katër S dhe Z e agresionit rus në Ukrainë. ekstremisët dhe milicën kanë emra të veçantë ata nuk janë populli komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot”, theksoi Kurti.
Protestat dje dhe sot nuk ishinb paqësore tha Kurti duke shtuar se një protestë që sulmon policinë e cila e ruan rendin dhe zbaton ligjin, pjestarët e koforit që e ruajnë qetësinë dhe stabilitetin dhe gazetarët të cilët raportojnë mbi ngarjet në veri, nuk janë protestra për komunën por për pushtetin.
Në Kosovë pushteti mund të merret vetëm perms ztgjedhjeve jo me dhunë dhe krim tha Kurti. Orët e fundit institucionet kanë shtuar edhe më shum komunikimin me partnered ndërkombëtarë pasi qetsimi is tuatës është qëllim i përbashkët tha kryemisnitri Kurit.
Por ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e pare anulimi i "stërvitjes Defender Europe 2023 ".
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
