Bruksel, vazhdon skriningu për klasterin e tretë
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane....

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, po qëndrojnë në takimin dypalësh të skriningut për Kapitullin 26, “Arsimi dhe Kultura”, që po zhvillohet në Bruksel.
Mariçiç iu referua reformave kryesore në kapitullin "Arsimi dhe Kultura", duke theksuar projektligjin e ri për arsimin e mesëm, i cili përcakton se 20% e kurrikulave duhet të mësohen duke përdorur instrumente dixhitale ose përmbajtje dixhitale.
Sa i përket sistemit arsimor nacional, Mariçiq njoftoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit një ligj të ri për arsimin e mesëm për të elaboruar më tej kapitujt e veçantë për arsimin gjithëpërfshirës, pjesëmarrjen demokratike të nxënësve, punën e Qendrave Rajonale për Arsimin Profesional dhe Trajnimi, si dhe qëndrueshmëria mjedisore.
Sa i përket politikave në fushën e kulturës, Mariçiq tha se vendi zbaton dhe financon programe dhe projekte për mbështetjen e kulturës, dhe në të njëjtën kohë i përafron politikat tona me qëllimet e agjendës evropiane për kulturë.
