Kovaçevski për vizitë pune në Bratisllavë

31.05.2023 10:02

Kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski po vazhdon vizitën e punës  në Forumin Globsec 2023 në Bratislavë. Sot parashihet   të mbajë fjalim në panelin me temë: “Rrugë të hapura: Ballkani është kthyer në lojë”.

Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, në kuadër të agjendës, kryeministri Kovaçevski sot do të zhvillojë takim bilateral me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Forumi i Sigurisë Globsec është themeluar si platforma më e spikatur në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore Edicioni i 18-të i këtij viti i Forumit synon t'i kujtojë botës se ky rajon nuk ka qenë kurrë më vendimtar në sigurimin e stabilitetit global.