Maqedoni
Sh.F. “25 Maji”-Hasanbeg, karikatorë plumbash në objektin e shkollës
31.05.2023 14:39
Përfundimi i vitit shkollor nuk ka qenë i zakontë për nxënësit e shkollës fillore "25 Maji” në Hasanbeg...

Përfundimi i vitit shkollor nuk ka qenë i zakontë për nxënësit e shkollës fillore "25 Maji” në Hasanbeg. Ata, pas gjetjes së një karikuesi të plumbave në hapësirat e shkollës, nxënësit kanë qenë të detyruar të ndërpresin procesin arsimor. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se kanë inspektuar në hapësirat e shkollës dhe se hetimi do të vazhdojë.
Mëngjesin e sotëm, ekipe policore kontrolluan objektin e Shkollës Fillore "25 Maji" në Hasanbeg dhe po punojnë në zbardhjen e rastit, njoftojnë për TVM2 nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Sot (31.05.2023) në ora 7:55, në Shkollën Fillore "25 Maji" në rrugën "Alija Avdoviq" në Shkup, në tualetin e meshkujve, nga ana e personelit të higjienës është gjetur kornizë pushke. Menjëherë pas paraqitjes së rastit janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, shkolla është zbrazur, ndërsa shërbimet policore po ndërmarrin masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.".
Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të vitit shkollor, nga drejtoria e shkollës për TVM 2 njoftuan se tani më i gjithë objekti i shkollës është kontrolluar nga MPB dhe se është i sigurt për t’u vazhduar procesi mësimor.
"Menjëherë pas detektimit të çështjes janë njoftuar ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Janë realizuar të gjitha kontrollet dhe inspektimet e nevojshme dhe objekti i shkollës është i sigurt për t’u vazhduar procesi mësimor.", njoftoi drejtori i Shkollës, Fadil Murtezani.
FLORIJE KAMBERI
