Bardhi shënon gol për Trabzonsporin

31.05.2023 14:40

Shkupjani Enis Bardhi ka shënuar një gol....

Shkupjani Enis Bardhi ka shënuar një gol për ta ndihmuar fitoren e Trabzonsporit ndaj Giresunsporit. Trabzonspori të martën fitoi 4:2 në udhëtim në ndeshjen e xhiros së 36-të të Superligës së Turqisë.

Bardhi shënoi me goditje nga zona në minutë e 34-t për 2:0. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Bardhi luajti deri në minutën e 83-të.

Për Bardhin ishte goli i gjashtë në 28 paraqitje këtë edicion.

Trabzonspori është i gjashti me 54 pikë.