Rashica me Galatasaray kampion i Turqisë
31.05.2023 14:43
Milot Rashica ka arritur suksesin më të madh në karrierë....

Milot Rashica ka arritur suksesin më të madh në karrierë. Të martën mbrëma, Rashica me Galatasarayn siguruan titullin e kampionit të Turqisë. Për Galatasarayn është titulli i 23-të, që është rekord i ri.
Fitoren vendimtare Galata e arriti në udhëtim, ku fitoi 4:1 ndaj Ankaragucut, në kuadër të xhiros së 36-të.
Rashica asistoi në golin e parë, të cilin e shënoi Mauro Icardi. Galatasaray nuk e kishte fituar titullin që nga viti 2019.
Galatasaray i ka 82 pikë, pesë më shumë se Fenerbahçe, më të cilin përballet në javën e parafundit.
