Largohet Sedlloski te Vllaznia vjen Nuhiu?

31.05.2023 14:45

Klubi shkodran i Vllaznisë dhe trajneri Goce Sedloski....

Klubi shkodran i Vllaznisë dhe trajneri Goce Sedloski nuk do të vazhdojnë më punën së bashku. Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë me anë një njoftimi në Facebook. Kontrata e teknikut maqedonas me klubin ka përfunduar dhe është vendosur që të mos rinovohet më.

Vllaznia e përfundoi sezonin në vendin e katërt, në një pozicion që i bën të mundur kualifikimin për në Europë.

Ndërkohë që mediat shqiptare shkruajnë se Vllaznia mund t’i besojë stolin për sezonin e ri, që e nis me pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, një trajneri tjetër nga Maqedonia e Veriut.

Sipas tyre 44-vjeçari Ardian Nuhiu, është në poll pozicion për tu ulur në pankinën e shkodranëve. Ai së fundmi ka qenë në negociata për të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës. Nuhiu ka drejtuar me sukses Dritën e Gjilanit në Kosovë, duke e shpallur edhe kampione në sezonin 2019-2020. Karriera e Nuhiut si trajner ka nisur te Shkupi.