Guardiola, trajneri më i mirë në Premier League

31.05.2023 14:47

Pep Guardiola e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë...

Pep Guardiola e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të sezonit në Premier League, pasi udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të tretë radhazi.

52-vjeçari ka mbikëqyrur periudhën më të suksesshme të Cityt në historinë e klubit duke fituar pesë trofe të ligës angleze gjatë kohës së tij në krye.

Guardiola, drejtoi “qytetarët” deri tek titulli i pestë kampion në gjashtë sezonet e fundit , ndërsa skuadra  deri në mbyllje të sezonit të shtunën do të luajë në finalen e FA Kup me Manchester United.

Guardiolës, trofeu i vetëm që po i mungon është Liga e Kampionëve. Këtë ka mundësi ta fitojë kur City do të përballet me Interin në finalen e këtij sezoni në Stamboll, më 10 qershor. 

Guardiola si trajner këtë çmim e ka fituar për herë të katërt. Kundërkandidat të tij për çmimin e trajnerit më të mirë ishin:- Mikel Arteta (Arsenal), Robert De Zerbi (Brighton) etj.