“Al-Shabaab” kërcënim perëndimit, sulme në qendrat tregtare
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të bëjnë kujdes pas një kërcënimi për sulme terroriste...

Jeh Johnson ka bërë të ditur se kanë ardhur kërcënime serioze nga militantët e “Al-Shabab” me qendër në Somali, të cilët janë një degëzim i “Al-Kaedës”.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, militantë i bëjnë thirrje besimtarëve për të kryer sulme ndaj qendrave tregtare në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Al-Shabab” mori përgjegjësinë për sulmin e vitit 2013 në qendrën tregtare “Uestgejt” në Nairobi, që vrau 67 njerëz. Johnson ka thënë për CNN-në se kërcënimi ishte pjesë e “një faze të re” të terrorizmit, në të cilën sulmet do të vijnë gjithnjë e në rritje nga “aktorë të pavarur në vendet e tyre”.
Në një video të shpërndarë nga grupi terrorist “Al-Shabaab”, i lidhur me “Al-Kaidën”, thuhet se grupi do të sulmojë qendrat tregtare dhe këto sulme do të jenë të ngjashme me atë të shtatorit 2013 në Kenia.
Qendrat tregtare kryesore në shënjestër të sulmeve do të jenë “Moll of America”, “Uest Edmonton” në Alberta dhe ato në Oxford Street në Londër.
