Hulumtimi i OBSh-së: Në RMV vështirë arrihet te shërbimet shëndetësore

31.05.2023 15:55

Qasja deri tek kujdesi shëndetësor...

Qasja deri tek kujdesi shëndetësor vazhdon të mbetet problem serioz i qytetarëve të vendit, pasi listat e pritjes për termine janë të gjata.

Sipas një hulumtimit të OBSh-së, 55 për qind e qytetarëve kanë thënë se pacienti ose shkon në klinikë private ose pret të vdesë, nuk ka zgjidhje tjetër, ndërsa 57 për qind kanë theksuar se ka mungesë të termineve për specialistë.

Nuk është në rregull që me muaj të presin  pacientët për incizime, unë për këtë ende nuk kam biseduar me ministrin. Në vende të tjera kam parë ide që të caktohen termine edhe në orët e mbrëmjes që më shpejtë t’u dalin në ndihmë pacientëve dhe kjo nënkuptohet që nuk mund të zgjidhet menjëherë, por është e nevojshme të rregullohen kushtet administrative, logjistike dhe financiare për mjekët.”, thanë nga OBSh-ja.

Pothuajse gjysma e të anketuarve thanë se nëse nuk kanë persona të afërm  apo nuk i qerosin mjekët dhe personelin shëndetësor, përballen me probleme serioze, derisa sa të arrijnë deri te mjeku për kontroll.

Mexhiti: Po punohet në përmirësimin e gjendjes

Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, fajin për këtë kaos në shëndetësi ua hedh paraardhësve të tij, ndërsa thotë se ka vizion për zgjidhjen e këtyre problemeve. 

“Në qendrën klinike kemi kuadër të mjaftueshëm, personel shëndetësor dhe infermierë. Ne fillimisht duhet ta rregullojmë mbrojtjen e shëndetësinë primare, po punojmë për këtë, kemi formuar grupe për digjitalizimin e radiologjisë në të gjithë shtetin. Kjo nënkupton centralizimin e radiologjisë, që d.m.th. në një qytetet të caktuar nëse ka mjek që lexon një rentgen për një dorë apo këmbë, tash e tutje nuk do të jetë kështu, online do të kyçen të gjithë, do të ketë numër të kufizuar sa duhet të punojë në ditë për ta fituar rrogën. Ndërsa, edhe në shtëpi radiologët tanë nëse  dëshirojnë më tepër të ardhura financiare do të kenë mundësi të punojnë.”, - theksoi ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Anketa tregon gjithashtu se 24 për qind e grave nuk kanë gjinekolog familjar dhe 26 për qind e pacientëve kanë vështirësi në gjetjen e barnave, sipas terapisë së dhënë nga mjeku. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)