Botë

Zjarr në një rafineri në Rusi, Moska e quan akt terrorist dhe fajëson Ukrainën

31.05.2023 17:08

Zjarr në një rafineri në rajonin Krasnodar të Rusisë. Sipas autoriteteve, sulmi është kryer nga një dron....

Zjarr në një rafineri në rajonin Krasnodar të Rusisë. Sipas autoriteteve, sulmi është kryer nga një dron. Moska njoftoi për një përgjigje të mprehtë ndaj asaj të mëparshmes me dronë mbi metropolin në të cilin pati të lënduar. Disa ndërtesa u dëmtuan. Ministria ruse e Mbrojtjes e konsideron këtë një akt terrorist dhe fajëson Ukrainën.
 
“Regjimi në Kiev zgjodhi një rrugë tjetër, me përpjekje për të frikësuar Rusinë dhe qytetarët rusë me sulme ndaj ndërtesave të banimit. Kjo është një shenjë e qartë e aktiviteteve terroriste. Pavarësisht se çfarë themi ne, ata gjithmonë do të kërkojnë fajtorët në Rusi. Por, ne nuk e filluam këtë luftë. Në vitin 2014, regjimi në Kiev filloi luftën në Donbas.”, - deklaroi president i Rusisë, Vladimir Putin.
 
Kievi mohon përfshirjen. ShBA ka thënë se nuk i mbështet këto sulme. Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike prezantoi pesë parime për të parandaluar një aksident bërthamor në Ukrainë.
 
“Ne do të forcojmë praninë e Agjencisë përmes misionit tonë, misionit të përhershëm të vendosur në Zaporozhie. Ne do të shqyrtojmë gjithashtu elementët e rëndësishëm, duke përfshirë këto parime që kanë të bëjnë me domosdoshmërinë për të shmangur sulmet në termocentrale.”, - theksoi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
 
"Parimet e parashtruara duhet të inkurajojnë një diskutim të vazhdueshëm rreth hapave që duhet të ndërmarrim për të garantuar sigurinë bërthamore në Zaporozhia.", - u shpreh përfaqësuesja e përhershme e ShBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
 
“Arritja e sigurisë bërthamore dhe e sigurisë së objekteve bërthamore ka qenë dhe mbetet gjithmonë një prioritet i padyshimtë për vendin tonë. Rusia, që në fillim, bëri çdo përpjekje për të parandaluar kërcënimet ndaj sigurisë së termocentralit bërthamor të Zaporozhias, të krijuar nga regjimi Zelensky dhe mbështetësit perëndimorë.”, - deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia. 
 
“Ne vazhdojmë të operojmë në kushte ekstreme, të pasigurta, të shkaktuara nga provokime të rregullta dhe të rrezikshme nga trupat rusë. Ne përgëzojmë guximin e personelit ukrainas.”, - theksoi përfaqësues i përhershëm i Ukrainës në OKB, Sergey Kislitsa.
 
Kreu i termocentralit bërthamor i kërkoi Moskës dhe Kievit që të angazhohen për të parandaluar çdo sulm ndaj centralit bërthamor më të madh në Evropë.
 
FITORE DEMOLLI