Maqedoni
Kovaçevski për takimin me Mickovskin: Ta gjejmë mënyrën për ndryshimet kushtetuese
31.05.2023 17:53
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një deklaratë për agjencinë MIA të dhënë në Bratisllavë..

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një deklaratë për agjencinë MIA të dhënë në Bratisllavë ka paralajmëruar se në takimin me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski do të bisedohet për dy tema, vendimet e nevojshme për integrimin evropian të shtetit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
“Kjo është diçka për të cilën do të diskutojmë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe ekipin e tij, sepse do të jetë një takim ku do të marrin pjesë ekipet dhe do të duhet të gjejmë një mënyrë që ata praktikisht ta mbështesin këtë vendim, sepse ky vendim është praktikisht. Një votë për integrimin tonë në BE dhe nuk guxon dhe nuk mund t'i nënshtrohet kalkulimeve politike ditore apo të marrjes së pikëve politike. E ardhmja e qytetarëve, e gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme, është shumë më e rëndësishme se karriera e çdo politikani dhe në marrjen e vendimeve të tilla duhet të tejkalohen dallimet personale dhe ideologjike, sepse ky është obligim i të gjitha partive politike dhe të gjithëve. Deputetët në Kuvend.”, - theksoi kryeministri, Kovaçevski.
Social-demokratët kërkojnë që lideri i opozitës maqedonase, Hristian Mickovski, të ndajë mendje dhe të vendosë se cilën rrugë do të zgjedhë atë të Bashkimit Evropian apo të Rusisë.
“Është përgjegjësi e të gjithë 120 deputetëve, por edhe e të gjitha subjekteve politike, përfshirë Hristijan Mickovskin, që të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm shtetëror. Zgjedhja është e qartë: ose përparim dhe integrim në BE ose stagnim dhe izolim në bllokun prorus. Por, Hristijan Mickoski, me ditë të tëra ikë dhe nuk merr vendim nëse është për BE apo është pro mbetjes peng e të Majtës proruse.”, - u shpreh deputeti i LSDM-së, Mile Talevski.
Por, lideri i VMRO-së ka bërë të ditur se do ta takojë kryeministrin Kovaçevski, por mbetet në qëndrimin se ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë. VMRO-DPMNE vazhdon të insistojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
SANIJE DURAKU
