Greqi, prezantohet sot pakoja e reformave

23.02.2015 13:19

Zyrtarët grekë sot pritet ta publikojnë pakon e reformave, me qëllim të zgjatjes edhe për katër muaj të ndihmës ndërkombëtare...

Athina e ka afat të fundit ditën e sotme që t’i paraqesë propozimet e saj tek treshja evropiane, Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian.

Treshja evropiane do të vendosë nëse Greqia meriton që t’i zgjatet afati i ndihmës.

Greqia do të godasë evazionin fiskal dhe do të modernizojë shërbimin e saj civil, në përpjekje për të siguruar paketën e ndihmës, ka thënë gjatë së dielës ministri i Shtetit të Greqisë, Nikos Papas.

Qeveria gjatë dy ditëve ka punuar në një paketë të reformave, të cilën duhet t’ua paraqesë sot kreditorëve ndërkombëtarë.