Futboll

Shkupi zyrtarizon largimin e tetë lojtarëve

31.05.2023 19:32

Më përfundimin e sezonit të rregullt, 2022/23, një numër i futbollistëve të FC Shkupit kishin kontratë të përfunduar...

Më përfundimin e sezonit të rregullt, 2022/23, një numër i futbollistëve të FC Shkupit kishin kontratë të përfunduar, andaj stafi teknik i trajnerëve dhe kryesia e klubit, pas analizave dhe bisedimeve që u zhvilluan me futbollistët, kanë arritur në përfundim që të ndajnë rrugët.
 
Fillimisht nga ekipi u largua portieri dhe kapiteni KristijanNaumovskisi dhe lojtari më i mirë, FreddyAlvarez, ndërsa pas përfundimit të sezonit si futbollistë të lirë u larguan edhe VladicaBrdarovski, XhelilAbdulla, Melos Bajrami, Besnik Ferati dhe PepiGeorgiev. Ndërkohë me marrëveshje të dyanshme është shkëputur kontrata edhe me portierin Stefan Jakimovski.
 
Skuadra e Shkupit, sot ka nisurme përgatitjet për sezonin e ri dhe pjesëmarrjen në Europë, ndërsa ka filluar edhe faza e bisedimeve me futbollistë të cilët do të jenë prurjet e reja për edicionin e ri, të cilin shkupjanëtdo ta nisin me ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës.
 
Shkupi, por edhe Struga, Shkëndija dhe Makedonija Gjorçe Petrov, kundërshtarët e tyre evropian do ti mësojnë në shortin që do të hidhet me 20 qershor.