Fillojnë punët për ndërtimin e Korridorit 8
Po fillojnë punimet për ndërtimin e Korridorit 8....

Po fillojnë punimet për ndërtimin e Korridorit 8. Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, sot, në pikëpagesën Tetovë-Gostivar, do të merr pjesë në fillimin e punëve për ndërtimin e Korridorit 8.
Grubi do të shoqërohet nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi.
Në Gazetën Zyrtare më datë 30 maj janë publikuar pesë ligjet për korridoret, dekretet e të cilave janë nënshkruar nga presidenti Stevo Pendarovski, përkundër kundërshtimit të sindikatave, me çka u hoq edhe pengesa e fundit për realizimin e projektit më të shtrenjtë lidhur me ndërtimin e rrugës.
