Në RMV hynë në fuqi 3 marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit

01.06.2023 10:28

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës....

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, sot hyjnë në fuqi tre marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor të vitit 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit, Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë në Ballkanin Perëndimor me Letërnjoftime, Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve.

“Me to mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve vetëm me letërnjoftime brenda Ballkanit Perëndimor; mundësohet lëvizshmëria e studentëve, profesorëve dhe punonjësve akademikë, ndërsa procedurat e njohjes shkurtohen nga disa muaj në dy javë dhe pa shpenzime; mjekët, dentistët dhe arkitektët do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre lirisht në të gjithë rajonin.Marrëveshjet paraqesin hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet tona për t’u ofruar qytetarëve lirinë e lëvizjes dhe integrimit, si kusht për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, i cili do të paraqet rrugën më të sigurt dhe më të shpejtë për të arritur qëllimin tonë të përbashkët  anëtarësimin në Bashkimin Europian”, deklaroi ministri Osmani.