Ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve
01.06.2023 10:47
Prej sot ndërpritet masa e Qeverisë me të cilin u bë ngrirja e çmimeve....

Prej sot ndërpritet masa e Qeverisë me të cilin u bë ngrirja e çmimeve të disa produkteve bujqësore, bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, miellit, vajit të gatimit, vezëve, orizit, makaronave, qumështit dhe produkteve të qumështit.
Poashtu anulohet edhe ngrirja e çmimeve të pelenave, letrës higjienike, pecetave të lagura dhe pecetave higjienike.
Autoritetet sigurojnë se nuk do të ketë rritje të çmimeve të këtyre produkteve dhe nëse kjo ndodh, menjëherë do të merren masat e duhura.
Ata thonë - gjendja monitorohet në baza ditore dhe vlerësimi është se për momentin nuk ka vend për luhatje të mëdha të çmimeve.
