SHBA jep 300 milion dollar ndihmë për Ukrainën

01.06.2023 11:10

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar më 31 maj....

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar më 31 maj se do ta furnizojë Ukrainën me një pako të ndihmave ushtarake në vlerë prej 300 milionë dollarësh.Në këtë pako përfshihen sisteme të mbrojtjes ajrore, municione dhe pajisje të tjera mbrojtëse.

SHBA-ja ka dhënë më shumë se 38.3 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i qeverisjes së administratës të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, përfshirë më shumë se 37.6 miliardë dollarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar.

Pentagoni tha se pakoja prej 300 milionë dollarësh përfshin raketa të mbrojtjes ajrore AIM-7, sistemet e mbrojtjes ajrore Avenger, municion për sistemet raketore HIMARS, fishekë artilerie, municion tankesh dhe raketa avionësh.

Pentagoni bëri të ditur se në këtë pako përfshihen edhe më shumë se 30 milionë fishekë të armëve të vogla.