Sulm i ri rus me raketa mbi Kievin
Dy fëmijë dhe një i rritur u vranë...

Dy fëmijë dhe një i rritur u vranë dhe më shumë se një 10 njerëz u plagosën në një sulm të ri me raketa gjatë natës në Kiev, një nga më të rëndat që nga fillimi i luftës, thanë zyrtarët ukrainas.
Sulmi ishte i katërti këtë javë dhe vjen pas 17 sulmeve në kryeqytetin ukrainas gjatë majit, shumica e tyre gjatë natës, megjithëse të paktën një ndodhi gjatë ditës. Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko ka thënë se kishte pasur një seri shpërthimesh në qytet dhe se punonjësit e shpëtimit po merren me rrënojat dhe zjarret.
Ai ka thënë se 14 persona u plagosën, nëntë prej të cilëve u dërguan në spital.
Në javët e fundit, Rusia e cila nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022 ka përdorur drone kamikaze, si dhe një sërë raketash lundrimi dhe balistike, për të sulmuar objektivat në Ukrainë.
