Chelsea ka shpenzuar 1.2 miliardë euro

01.06.2023 13:52

Sajti i specializuar ‘Tifosy’....

Sajti i specializuar ‘Tifosy’ ka publikuar shifrat e shpenzimeve të klubeve në merkato, në 5 sezonet e fundit, teksa vihet re dominimi absolut i Chelsea-t. Londinezët kanë shpenzuar plot 1.2 miliardë euro në 5 vitet e fundit, teksa vlen të theksohet se plot 588 milionë euro, ose 49% e totalit, i ka shpenzuar vetëm në vitin e fundit, nën presidencën e Tod Boehly.

Pas londinezëve, klubi i dytë që ka shpenzuar më shumë, është Juventusi, që ka çuar 837 milionë euro për merkaton në 5 vitet e fundit. Podiumin e plotëson Barcelona, me 776 milionë euro të shpenzuara, ndërsa 20-shen e parë e mbyllin katër skuadra italiane si Roma me 465 milionë euro, Milani me 455 milionë euro, Interi me 445 milionë euro dhe Napoli me 438 milionë euro.

Pesë klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkaton e 5 viteve të fundit…

Chelsea: 1,2 miliardë euro

Juventus: 837 milionë

Barcelona: 776 milionë

Manchester United: 769 milionë

Manchester City: 708 milionë.