Reprezentacioni, Milevski: Të gjithë futbollistët e japin maksimumin

01.06.2023 14:02

Maqedonia e Veriut, do të zhvillojë dy ndeshjet eliminatore për “Euro 2024”....

Maqedonia e Veriut, do të zhvillojë dy ndeshjet eliminatore për “Euro 2024”, ku përballë do të ketë Ukrainën në terren vendas dhe Anglinë në transfertë.

Në prag të këtyre dy takimeve, trajneri Bllagoja Milevski ka dalë para mediave ku edhe ka publikuar listën me të grumbulluarit.

Emër i ri në përfaqësuesen e vendit do të jetë mesfushori Sefer Emini, që luan tek danezët e Sonderjiske, ndërsa do të mungojnë Miovski dhe Çurlinov.

“Për fat të keq mbetë pa dy zgjidhje në sulm, por nuk ankohemi. Kemi një debutues Sefer Emini i cili me paraqitjet e tija, meritoi të jetë përbërje të A-përfaqësueses. Të gjithë të tjerët të ftuar janë ata që ishin në mars. Për momentin jemi përqendruar vetëm në ndeshjen me Ukrainën. Çdo gjë tjetër kemi lënë anash. Unë e di se të gjithë nga këta futbollist që kanë luajtur për Maqedoninë, çdo herë e kanë dhënë maksimumin dhe forma e tyre ka qenë në plan të dytë. Për këtë shkak unë besoj se edhe tani pa marrë parasysh se në çfarë forme garuese janë ata do të japin maksimumin.” – u shpreh trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Pjesa më e madhe e futbollistëve që nuk kanë obligime me skuadrat e tyre nga e premtja do nisin përgatitjet, ndërsa të fundit që do vijnë në Shkup, do të jenë Ezxhan Alioski dhe Dejan Iliev, që kanë obligime profesionale ndaj skuadrave të tyre. Grumbullimi zyrtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është parashikuar me 10 qershor.