MAJPH dhe AMM pranë Odës Ekonomike së bashku do t’i zgjidhin problemet me mbeturinat

01.06.2023 14:23

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor....

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe asociacioni për menaxhim mbeturinat e veçanta, pranë Odës Ekonomike janë dakorduar që bashkërisht të paraqiten dhe t’i zgjedhin problemet, kështu ka pohuar ministrja e Ambientit, Kaja Shukova.

Një nga problemet kryesore u theksua edhe hedhja e mbeturinave dhe zbrazëtirat ligjore të cilat parashihen në ligjet aktuale.

“Nëse duam ta ulim sasinë e mbeturinave të cilën e hedhim, kjo nismë duhet ta nisë secili qytetar nga vetvetja, më pastaj në fazën e dytë t’i selektojmë mbeturinat dhe t’i hedhim në kontejnerët të cilët janë të vendosura, ku një sasi bukur të madhe të tyre do të sillen edhe nga vet ministria dhe pastaj të dakordohemi se cilat janë përgjegjësitë e ministrisë, e cilat janë obligimet e aktorëve kolektiv.”, - deklaroi ministrja e AJPH, Kaja Shukova.

Ministrja Shukova, po ashtu potencoi se MAJPH do të realizon skrining për kërkesat e komunave, që të realizohet selektimi primar i mbeturinave dhe se pajisjet duhet të ruhen dhe të mos dëmtohen. Por, nga asociacioni pohuan se duhet të kenë regjistër të të gjithë atyre aktorëve kolektiv të cilët hedhin mbeturina.

“Fillimisht do të duhet të kemi një regjistër të kompanive në sistemin e aktorëve kolektiv, pastaj faza e dytë është që sektori jo-formal të futet në sistemin e aktorëve kolektiv, e pastaj edhe regjistrimi i të gjithë aktorëve tjerë.”, - theksoi ministrja e AJPH, Kaja Shukova.

Ministrja Shukova, po ashtu u shpreh edhe për betonizimin e liqenit të Ohrit nga pala shqiptare, ku sipas të njëjtës nuk bëhet fjalë për ndërtim të portit detar, siç u tregua në disa media të vendit, por për pastrimin e terrenit.

Ajo i quajti si spekulime informacionet nga mediat e vendit, por shumë më të kujdesshëm kanë qenë mediat shqiptare, të cilat nuk kanë qenë pjesë e këtyre tendencave. Ndërsa, kryeministri shqiptar, Edi Rama, në këtë drejtim kishte pohuar se do të ndërtohet shëtitore në unazën e Tushemishtit. (Fitim Kryeziu, TVM2)