Futboll

Zyrtarizohet transferimi i Voshës tek Shkupi

01.06.2023 17:04

Arbi Vosha është edhe zyrtarisht futbollist i skuadrës FC Shkupi, njofton skuadra nga Çairi...

Arbi Vosha është edhe zyrtarisht futbollist i skuadrës  FC Shkupi, njofton skuadra nga Çairi. Vosha që karrierën  tij futbollistike e ka filluar te ekipi i MakedonijaGj.P, është futbollistii pari i cili në këtë merkato verore që poi’u bashkohet “pëllumbave”. 
 
“Ndjehem shumë mirë, pasi kam ardhur te ekipi kampion i shumëfishtë i vendit dhe fitues i disa titujve të Kupës. Është ndjenjë e veçantë të mbash veshë këtë fanellë, duke ditur që në të kaluarën shumë legjenda dhe emra të mëdhenj kanë kalitur emrat e tyre në këtë stadium. Të them të vërtetën oferta të shumta nga klube të ndryshme, mirëpo zemra më tha që të veshë fanellën e Shkupit. Dua të luaj për disa vite me këtë skuadër, për të bërë më pas ngritje edhe më të madhe në karrierë. Dua të fitojmë sa më shumë me Shkupin dhe ti gëzojmë edhe “Shvercerat”, që janë tifozëria më e zjarrtë në vend”, ka thënë Vosha.
 
Ai me skuadrën eMakedonijaGj.P në konkurrencë të seniorëve ka dy tituj të Kupës së Maqedonisë së Veriut të fituar.Për 21-vjeçarin Vosha, Shkupi është vetëm skuadra e dytë në karrierë. 
 
FC Shkupi dhe Arbi Vosha kanë firmosur  kontratë bashkëpunimi për tri vite, ndërsa ditëve ne vijim te ekipi nga Cairi priten edhe përforcime te reja, me HamzaRamanin, mesfushorin e Sileksit qe pritet te jete i pari nga ata.