Maqedoni

Filluan punimet për Korridorin 8, Grubi: Po ç’rrënjosim bllokadën e VMRO-së dhe Levicës

01.06.2023 16:07

Ne po i lëvizim malet dhe ç’rrënjosëm bllokadën e VMRO-s dhe Levicës në parlament kundër Korridorit 8...

Ne po i lëvizim malet dhe ç’rrënjosëm bllokadën e VMRO-s dhe Levicës në parlament kundër Korridorit 8. Kështu ka deklaruar sot zëvendëskryeministri i parë, Artan Grupi, gjatë fillimit të punës për ndërtimin e Korridorit 8. Sipas Grupit ka ikur koha kur projektet të rëndësishme u pengonin 10-15 vite që ata mos realizohen.
 
“Sa më shumë pengesa, aq më shumë motiv për punë, po shihet çka jemi duke bërë a ka një projekt, i cili nuk ka lëvizur nga puna edhe pse është bllokuar nga 10-15 vite. Po ne i lëvizëm malet, ne e çrrënjosëm bllokadën e Levicës dhe VMRO-s në Parlament. Nuk ka pengesë që mund të na ndalë. Nuk ka asnjë proces që mund t’i ndalë gjitha këto punë zhvillimore, të cilat po i bëjmë, t’i kalojmë padrejtësitë 15-20 vjeçare, të cilat i kanë bërë.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. 
 
Ejup Rustemi, drejtor i ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, premtoi se në fillim të vitit 2028 qytetarët e vendit do të mund ta shfrytëzojnë Korridorin 8 dhe10-D.
 
“Fillojnë me hulumtimin gjeo-moanike, të përbërjes së tokës, njëkohësisht fillojmë edhe me ekspropozimin, me projektimin dhe mobelizimin e gjitha kompanive për ndërtimin e autostradës. Ne për katër vite e shtatë muaj ne do kemi mundësi të gjithë qytetarët e vendit nga një janari i vitit 2028-të të udhëtojnë në Korridorin 8 me një rrugë shumë kualitative dhe me një siguri te jashtëzakonshme gjate udhëtimit në Korridorin 8 dhe 10-D.”, - theksoi drejtori i “Rrugëve të Maqedonisë”, Ejup Rustemi.
 
Korridori 8 së bashku me atë 10-D në tërësi janë 110 kilometra autostradë, ndërtimi i tyre buxhetit të shteti do i kushton  1.3 milard euro, investim ky më i  madhi që nga shtetformimi. Korridori 8 do të fillojë nga Tetova, Gostivari-Kërcova-Struga e do të përfundoj0235 në Qafë-thanë.
 
VISAR SADIKU