Maqedoni

Shtrenjtimi i rrymës, Bekteshi: S’do të ketë rritje të çmimit

01.06.2023 17:51

Shtrenjtim të rrymës për 13% nuk do të ketë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...

Shtrenjtim të rrymës për 13% nuk do të ketë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se fjalën e fundit do ta ketë komisioni rregullator i energjetikës dhe jo kompanitë energjetike.
 
“Disa kompani kërkuan rritje për 78% dhe disa kompani me kërkesat për rritje tejkaluan 100%-in. Nuk është me rëndësi se sa kërkojnë ato. Me rëndësi është se sa do ta miratojë komisioni rregullator për energjetikë dhe cili do të jetë çmimi të cilin do ta konfirmojë Qeveria EMV-së ndaj furnizuesit universal EVN-së, çmim i cili vlen për amvisëritë, konsumatorët e vegjël, që do të thotë se 13% rritje kërkesë e kompanive energjetike me sa duket nuk do të pranohet.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Mickoski: Në Kuvend do të pengojmë rritjen, ekspertët kërkojnë definim të politikave
 
Ndërkohë opozita e bindur se do të vijojë rritja e TVSh-së për 18%, me ndryshime ligjore do të tentojë të pengojë të njëjtën.
 
“Ne si VMRO-DPMNE dhe si grup parlamentar do të propozojmë në Kuvend ndryshime ligjore për rikthim të sërishëm të TVSh-së në 5% të energjisë elektrike pasi që zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, veç më ka paralajmëruar kthimin e vlerës prej 18%.”, - theksoi kryetari i VMRO – DPMNE – së, Hristijan Mickoski. 
 
Ekspertët me qëndrim se politikanët do të duhet qartë të thonë se si do të veprojnë nëse kthehet TVSh-ja apo si do të sigurohen paratë nëse çmimi i rrymës mbetet i njëjtë.
 
“Megjithatë dikush do të duhet ta paguajë këtë çmim, qoftë qytetari apo ndonjë institucion dhe do të duhet të mblidhen të ardhurat publike nëpërmjet tatimeve nga qytetarët, efekti në fund është i njëjtë. Andaj politikanët do të duhet qartë ta thonë se si do të veprojnë në këtë drejtim.”, - theksoi profesori universitar, Borçe Trenovski.
 
Sipas gjitha gjasave TVSh-ja për rrymë nga 1 korriku do të kthehet në 18%, ndërkaq komisioni rregullator për energjetikë veç më ka paralajmëruar se do të ketë edhe tarifë të lirë dy orëshe brenda ditës në periudhën prej 11 deri në ora 16.
 
MERAL ISMAILI