Maqedoni

Kishinau, Kovaçevski u takua me Zelenskin

01.06.2023 17:35

Kryeministri Kovaçevski u takuan me presidentin ukrainas, Zelensky...

Kryeministri Kovaçevski u takuan me presidentin ukrainas, Zelensky, në margjinat e Samitit në Kishinau. 
 
Kryministri Kovaçevski i tha presidentit ukrainas se vendi ynë mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj që në mënyrë të pavarur të përcaktojë rrugën e saj, duke shtuar se mbështetja nga Shkupi do të vazhdojë. Zelensky, nga ana tjetër, tha se populli ukrainas vlerëson mbështetjen që vjen në momente vendimtare. 
 
Sipas Kovaçevskit, Ukraina është ndër prioritetet gjatë kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, Shkupi mbështet integrimin euroatlantik të këtij vendi dhe politikën e dyerve të hapura të NATO-s.