Maqedoni

Shëndetësi, ndërhyrja e parë e gjurit me robot

01.06.2023 17:57

Ka filluar të përdoret roboti në operacionet ortopedike edhe në Maqedoni...

Për herë të parë me ndihmën e një roboti është kryer një operacion për artrozën e gjurit me ndryshime degjenerative. Ky lloj intervenimi po kryhet për herë të parë në shëndetësinë e vendit edhe atë në ortopedi.
 
Kirurgët më parë iu nënshtruan trajnimit me kolegët e tyre nga Greqia. Pacientët duhet të trajtohen sipas standardeve botërore, tha drejtori i klinikës Trajanovski.
 
“Deri më tani, një numër i madh pacientësh kanë kërkuar mjekim. Ata trajtohen edhe në Greqi. Dua të them se ka një rëndësi të madhe, sepse ne ndjekim të gjitha standardet botërore. PO! Përqindja e gabimit apo e ndërlikimit është shumë më e ulët, kështu që ne si institucion me këtë fillim duhet ta zhvillojmë këtë proces.”, - deklaroi drejtori i Klinikës TOARIQE (Traumatologjisë, Ortopedike, Anestezisë, Reanimacionit dhe Kujdesit Intensiv dhe Qendrës Emergjente), dr. Aleksandar Trajanovski.
 
Për një zëvendësim, për një protezë në kofshë ose në gju, për në klinikë pritet rreth 3-4 muaj. Ministri me një sfidë për kirurgët.
 
“Le të përsërisim atë që ishte një histori pozitive në Nish edhe këtu, Le të rishikojmë listën e pritjes, të operacioneve dhe të kirurgëve të tjerë. Ja, nga këtu po i bëj thirrje që të bëjmë një veprim ma njerëzor, që ne t'i rishikojmë ato në mënyrë që pacientët të mos presin kaq gjatë.”, - theksoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. 
 
Ministri kërkoi nga Qeveria heqjen e shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qendrës Klinike. Ai beson se shumë para po shpenzohen në mënyrë të pajustifikueshme.
 
Ka një plan për të zgjidhur mungesën e personelit në brendësi duke rishpërndarë specialistët që planifikojnë të vonojnë daljen në pension, në mënyrë që nga 64 në 67 vjeç të shërojnë pacientë dhe trajnojnë mjekë të rinj.
 
SEDAT SELIMI