Ekonomi
AOEB: Kompanitë të kenë strategji, për t’u bërë konkurente
23.02.2015 15:53
Si të rritet konkurenca ekonomike në rajon në kushte kur ekziston një betejë e ashpër si në tregjet vendore por edhe në ato ndërkombëtare...

Ky është njëri ndër prioritet e Asociacionit të odave ekonomike të Ballkanit për këtë vit.
10 vendet anëtare të këtij asociacioni I kanë vënë obligim vetes të ndihmojnë kompanitë në krijimin e strategjisë se me çfar mallrash dhe shërbimesh ato të konkurojnë në treg.
Gjithashtu është rënë dakord që të punohet në nxitjen e investimeve të reja, rritjen e prodhimtarisë si dhe rritjen e bashkëpunimit me kompanitë eksportuese.
“Ekziston mundësia për bashkëpunim në më shumë sektorë megjithatë prioritet I është dhënë avancimit të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë dhe rritjen e shkëmbimit në këtë fushë. Kuptohet që ekzistojnë edhe bisedime për përfshirjen edhe të disa projekete në fushën burimeve ripërtëritëse të energjisë, në pjesën e transportit dhe trafikut këto janë disa nga prioritetet”, tha Biljana Peeva - Drejtoresha e Drejtorisë të Shoqatave sipas veprimit.
Gjatë muajit mars Maqedonia do të realizohen takime dypalëshe me Bullgarinë, Serbinë dhe Greqinë në drejtim të rritjes të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe doganimit të përbashkët të mallrave.
“Vazhdimisht po bisedohet për këto prioritete me Qeverinë, ne jemi të kyçur në shumë grupe të punës që kanë lidhje me sfera të ndryshme të veprimit mbi fushën e ekonomisë gjegjësisht të prioriteteve që kemi caktuar“ , deklaroi Boris Trimçev – përfaqësues I Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Në këtë nivel rajonal Turqia kryeson listën e shteteve që kanë shkëmbim tregëtar më të lartë.
Maqedonia ka shënuar përparim thonë nga Oda Ekonomike bashkë me Shqipërinë dhe Bosnjën.
Gjatë 2014-ës me nëntë shtetet anëtare të asociacionit të Odave Ekonomike të Ballkanit ka pasur shkëmbim tregëtar 3.5 miliardë dollar, që nënkupton pjesëmarje rreth 29% në shkëmbimin total që vendi po e realizon me botën.
MERAL ISMAILI
