Maqedoni
Kopshti për fëmijë “Fidani”, shënoi 70 vjetorin e funksionimit të saj
01.06.2023 21:25
Në ditën botërore të fëmijëve kopshti për fëmijë “Fidani” shënoi 70 vjetorin e funksionimit të saj...

Në ditën botërore të fëmijëve kopshti për fëmijë “Fidani” shënoi 70 vjetorin e funksionimit të saj. Me këtë rast, fëmijët përmes, këngëve dhe valleve shprehën ndjesitë e tyre dhe emocionet teksa shprehën dëshirat e tyre se çfarë dëshirojnë në jetën e tyre.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, drejtoresha e Kopshtit ‘Fidani’ Gzime Baki dhe zv/ministr për punë dhe politikë soviale Enver Husein theksuan se po përpiqen që të sigurojnë kushte optiale për mbarvajtjen e procesit edukativo arsimorë.
“Ndër këto vite kopshti ynë ka ndryshua dhe është zhvilluar shumë.Ne kemi krijuar një mjedis të sigurtë dhe të këndshëm për fëmijët tanë duke iu ofruar aktivitete edukativo arsimore argëtuese dhe duke u kujdesur për nevojat e tyre në mënyrë të përkushtuar”, u shpreh drejtoresha e kopshtit “Fidani”, Gzime Bakiu.
“Sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve dëshiroj të vë fokusin tek fakti se ajo që është më se e nevojshme për fëmijët e komunës sonë është sigurimi i kushteve sa më të mira dhe më adekuate për një proces edukativo arsimor që përkon me kohë .Drejt përfundimit është objekti bambi me kapacitet prej 350 fëmijëve”, theksoi kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.
“Ka filluar projekti bashkë me Komunën e Cairit për kopshtin e ri dhe shpresojmë që në shtator të këtij viti do të lëshohet në përdorim dhe pas kësaj do të kalojmë në furnizim .Në të ardhmen do të kemi zgjerim të kapacitetti edh epër 350 nxënës që do të jenë në 21 paralele”, u shpreh Enver Husein nga MPPS.
1 Qershori njihet për sensibilizimin për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve.Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vite më pas festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.
VLORA LATIFI TOPOJANI
